Shkup, 16 tetor – Aksioni drejtohet nga një prokuror publik nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.
Një aksion i madh policor është zhvilluar mbrëmë në rajonin Strumicë-Gevgjeli, njoftoi MPB. Aksioni është zhvilluar nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.
Ndërkohë, burime policore jozyrtarisht njoftojnë për mediat se janë arrestuar së paku 35 doganierë dhe policë.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të dalin me detaje të sakta sot pasdite.