Mexhiti: Investime konkrete për një mjedis më të pastër dhe jetë më cilësore në Haraçinë!

nga D. V.

Shkup, 17 prill –  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rregullimin e një pjese të kanalit anësor në vendbanimin Haraçinë. Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti shkroi: “#NëTeren: Vazhdon rregullimi i një pjese të kanalit anësor në vendbanimin Haraçinë!”, duke bërë të ditur angazhimin e institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës mjedisore në këtë zonë.

Punimet janë pjesë e projekteve të Ministrisë për menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit, që synojnë krijimin e kushteve më të mira për komunitetet lokale dhe parandalimin e rrezikut nga përmbytjet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More