Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti meritojnë drejtësi

nga D. V.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me aksionin policor të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, që lidhet me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se drejtësia për rreshterin e ndjerë është domosdoshmëri dhe përgjegjësi institucionale.

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. Zero tolerancë!”, ka shkruar Sveçla, duke lënë të kuptohet se aksioni i sotëm është vetëm një hap në zbardhjen e këtij rasti të rëndë.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite ngushëlluese tek familja e rreshterit të vrarë, kishte premtuar se drejtësia do të vihet në vend.

“Vrasja e tij do të ndriçohet e kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen. Emri i tij do të rrojë e kujtimi për të nuk do të shlyhet”, kishte deklaruar Kurti para familjes së rreshterit Lika.

Policia e Kosovës, në një operacion të përbashkët me Njësinë Speciale dhe hetues të krimeve të rënda, ka bastisur disa lokacione në Kaçanik,  të ndërlidhura me vrasjen e rreshterit. Autoritetet kanë paralajmëruar se pas përfundimit të operacionit do të publikohen detaje shtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More