Izet Mexhiti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme, kemi shumicë stabile

nga D. V.

Shkup, 22 prill – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka theksuar se qeveria aktuale gëzon stabilitet të plotë dhe nuk ka asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Shumica është stabile, kemi thuajse ⅔ e deputetëve. Nuk shoh asnjë nevojë që qeveria të shpenzojë miliona euro për zgjedhje të panevojshme,” deklaroi Mexhiti në “Top Tema” në Sitel.
Ai shtoi se përqendrimi i ardhshëm i koalicionit është në zgjedhjet lokale, ku sipas tij, VLEN-i do të dalë fitues absolut. Mexhiti tha se për këtë qëllim, koalicioni do të bashkëpunojë edhe me organizatat joqeveritare dhe, nëse paraqitet nevoja, edhe me kandidatë mbipartiak në disa komuna.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More