Mbahet takimi konsultativ i partive politike, a do të ketë marrëveshje?

nga D. V.

Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, i ka ftuar në takim konsultativ përfaqësuesit e partive politike.

Takimi nisi në orën 9:30, pra gjysmë ore para se të fillojë seanca e caktuar për në orën 10:00.

Deputetët sot mblidhen për përpjekjen e pestë për ta konstituuar Kuvendin dhe për ta bërë këtë ata duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët.

Deputetët e Vetëvendosjes që u deklaruan për media para se të hynin në Kuvend bënë të ditur që nuk kanë ndërruar qëndrim në propozimin e tyre që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit.

Po ashtu, edhe deputetët e partive opozitare thanë se s’kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre për të mos e votuar Haxhiun.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More