Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit

nga D. V.

Shkup, 24 prill –  Zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, njofton kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, në konferencën e sotme me gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai informoi se në Kuvend është kërkuar debat publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të cilat tash e një kohë janë paralajmëruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila është paraparë të mbahet më 29 prill, pritet të parashtrohet interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, e paraqitur nga grupi parlamentar i “Të Majtës”.

“Arsyeja e interpelancës është se Toshkovski, në pozitën e tij si ministër i Punëve të Brendshme, në mënyrë të rëndë e ka neglizhuar dhe në mënyrë të papërshtatshme funksionin e tij publik, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, që ka sjellë një sërë veprimesh të kundërligjshme, skandale dhe transferime të personelit në MPB”, tha deputeti i “Të Majtës”, Sashko Jançev, më 14 prill kur ka njoftuar se po e dorëzojnë interpelancën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More