Azizi: Tradhëtia nuk mbulohet me shpifje përmes numrave

nga Xh M

Shkup, 26 prill – Sado që të përpiqesh, tradhëtinë që ia bën popullit për tu ulur në prehërin e kryeplakut, nuk mund ta mbulosh asnjëherë. As me deklarata të rrejshme, e as me propagandën e “ANAListëve” që paguhen nga shërbimet e kryeplakut. Aq më tepër, tradhëtia ndaj votuesit shqiptarë nuk mund të mbulohet as përmes numrave të porositur e të rrejshëm që i bën inxhinieringu i Ali Ahmetit.

Populli nuk harron, mban mend kronologjikisht çdo veprim dhe aktivitet. Por populli e din edhe arsyet e uljes në prehërin e Ali Ahmetit. Arsye e cila nuk është në interes të shqiptarëve, e as të partisë, por për të mbrojtur vetveten nga krimet e realizuara si më parë ashtu edhe në periudhën e fundit, të cilat qytetarët i dijnë shumë mirë.

Është shumë keq të marrësh mbështetjen e popullit për të luftuar krimin dhe në fund, nga kriminelët të kapesh në krim!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More