Strugë, 27 prill – Një pjesë e konsiderueshme e gjimnazistëve të Strugës po përgatiten për të vazhduar studimet jashtë vendit, duke synuar kryesisht universitete në Shqipëri, Prishtinë dhe më gjerë.
“Pjesa më e vështirë për mua do të jetë ambientimi me jetën jashtë, sepse kam vendosur të studio jashtë shtetit.”, u shpreh një maturant.
“Dua të studioj mjekësi dhe ëndërroj të bëhem kirurg. Planifikoj të studioj këtu në Maqedoni, por kam edhe mundësi për studime jashtë vendit.”, tha një maturante.
Zgjedhjet e tyre akademike janë të ndryshme, por fokusi kryesor mbetet në drejtime shkencore dhe teknike.
“Kam vendosur të ndjek studimet në Prishtinë, në drejtimin Inxhinieri Megatronike dhe Robotikë.”, u shpreh një maturante.
“Jemi në një fazë tranzicioni duke kaluar nga jeta e gjimnazit në atë të fakultetit. Normalisht mendoj se në fillim përshtatja mund të jetë paksa e vështirë, por përsëri besoj se do t’ia dalim. Mendoj të vazhdoj studimet në drejtime shkencore, kryesisht nga mjekësia ose farmacia në Tiranë.”, tha një maturante.
Edhe institucionet shkollore janë të angazhuara për t’i mbështetur nxënësit në këtë rrugëtim të ri.
“Kanë bërë paraqitjen e provimit të maturës shtetërore. Shumë prej nxënësve janë të fokusuar në vazhdimin e studimeve këtu, por ka edhe interesim për jashtë, sidomos për në Shqipëri, në drejtimet profesionale që i kemi përzgjedhur me dëshirë.”, zëvendës drejtoresha Engjellushe Rizvani.
Gjimnazistët e Strugës po shfaqin ambicie të qarta për të ardhmen, me një synim të qartë drejt dijes dhe zhvillimit personal, brenda dhe jashtë vendit.