Bajrami: Dje e dënoi “konfliktin”, sot fotografohet në Sllupçan – Dje e akuzonin Selën, sot shtrënguan duart vetë

nga Xh M

Shkup, 2 maj – Si mund të quhet ndryshe akti që pas 24 viteve Arben Taravarit i “kujtohet” të nderojë dëshmorët e kombit!? Si mund të quhet akti që e gjithë kjo ndodh 24 orë pasi me gojën e vetë tha se “duhet të dënohet konflikti i vitit 2001”!?

Si mund të quhet akti që Rijad Shaqiri vetëm para 1 viti akuzoi me fjalët më të rënda Ziadin Selën dhe Krenar Llogën për shtërngim duarsh me Ali Ahmetin, në ngjarje të njëjta!? A do të bëhet aq burrë sa deshti të shitet sot e tu kërkoj falje të dyve dhe gjithë anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët për hipokrizinë e tij!?

Nuk është keq nëse pendoheni dhe korigjoheni, por skandaloze është kur aktroni, imitoni dhe përsëri se pranoni!

#PaKurrizorë
#Hipokrizi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More