Në natën e vitit të ri mot stabil dhe i thatë

nga D V

Shkup, 31 dhjetor – Moti sonte në natën e Vitit të Ri do të jetë stabil, i thatë dhe kryesisht i qetë. Mot i tillë, sipas DPHM na pret edhe në ditët e para të vitit të ri, deri te premten.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulta, ndërsa nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

Nga dita e shtunë, nga perëndimi do të fillojnë të reshura, të cilat në male do të jenë të borës, ndërsa në pjesët e tjera të reshura të shiut, të cilat do të kalojnë në të reshura të përkohshme të borës.

Nga dita e shtunë në mëngjes dhe pastaj gjatë ditës, posaçërisht përgjatë Varadarit, do të fryjë erë e përforcuar, kryesisht nga veriu.

Sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë.

Moti në Shkup do të jetë me diell dhe i qetë me vranësira të vogla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More