Goditet për vdekje me thikë një 43-vjeçar nga Kosova

nga Xh M

Një kosovar i moshës 43-vjeçare është goditur me thikë për vdekje në një apartament në Dietikon, Cyrih, të premten në mbrëmje. Policia ka arrestuar një të dyshuar.

Viktima e njoftoi vetë policinë kantonale të Cyrihut pak pas orës 23:00, ka njoftuar policia, të shtunën, transmeton albinfo.ch. Policët që u dërguan në vendngjarje e gjetën 43-vjeçarin të plagosur rëndë në apartamentin e tij. Përkundër ndihmës së menjëhershme në ringjallje, kosovari vdiq nga plagët e marra, shkruan sda.ch.

Sipas raportimeve, një burrë 56-vjeçar nga Uganda dyshohet se ka kryer krimin. Ai u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit Dietikon.

Rrethanat e sakta të krimit dhe motivi janë aktualisht të paqarta. Policia Kantonale e Cyrihut dhe Zyra e Prokurorit Publik për Krime të Dhunshme kanë filluar hetimet.

Përveç policisë kantonale, në detyrë ishin edhe policia e qytetit Dietikon, shërbimet e shpëtimit, mjekët e urgjencës, Instituti i Mjekësisë Ligjore i Cyrihut dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Cyrihut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More