Gashi takohet me kryetarin e Gazi Babës, Boban Stefkovski

nga Xh M

Shkup, 5 maj – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski me të cilin janë diskutuar projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Sot pata kënaqësinë të takohem miqësisht me Kryetarin e Komunës së Gazi Babës, z. Boban Stefkovski – komunës prej nga vij edhe unë. Gjatë këtij takimi diskutuam për projekte të rëndësishme që kanë për qëllim zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Shqyrtuam mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të projekteve, me fokus në projektet e qeverisë për komunat.

U shpreha i hapur për çdo bashkëpunim dhe angazhim që sjell kontribut në jetën publike, sepse qytetarët janë prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More