Dr. Mahmut Çevik takon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski

nga Xh M

Shkup, 5 maj – Gjatë qëndrimit të tij disaditor në vend, sot nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik, ka realizuar takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, si dhe u bisedua mbi fazën e projektimit të dixhitalizimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese.
Me dixhitalizimin e institucionit pritet që të përmirësohen jo vetëm mjetet e punës për këshilltarët dhe gjyqtarët, por edhe kanalet e komunikimit me publikun, në mënyrë që të rritet ndjeshëm efikasiteti dhe transparenca e punës së Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë deri tani nga TİKA dhe theksoi se Gjykata është e gatshme të nisë zbatimin e procesit të dixhitalizimit në periudhën e ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More