Aksident trafiku në Kumanovë, lëndohen gjashtë persona

nga Xh M

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Kumanovë, përfshirë një djalë të mitur nga Kroacia, njoftuan nga MPB.

“Më 04.05.2025 në orën 15:45, nga SPB e Kumanovës është raportuar se në kryqëzimin e rrugës kryesore Kumanovë – Kriva Pallankë dhe rrugës “223” në Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Fiat” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga S.C. (71) nga fshati Algunja, komuna Staro Nagoriçane, dhe një automjeti “Toyota” me targa të Shkupit, të drejtuar nga 33-vjeçari B.S. nga Republika e Kroacisë.

Në aksident janë lënduar rëndë shoferi S.C. dhe shoqëruesi i tij M.M. (71) nga fshati Algunja, ndërsa lëndime trupore kanë marrë B.S. dhe shoqëruesit e saj J.J. (32) dhe Z.T. (59), të dy nga fshati Rankovcë, komuna e Rankovcës dhe një i mitur nga Republika e Kroacisë, i diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Në vendin e ngjarjes është kryer nga një ekip policor i SPB-Kumanovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More