Sela në takim me Ahmetin: Fronti Europian është i hapur për të gjithë ata që kërkojnë falje publike

nga Redaksia

Shkup, 7 maj – Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, sot do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në Tetovë. Në një prononcim për Alsat, ai tha se është takim i zakonshëm mes kryesisë së ngushtë të ASH-së dhe BDI-së.

“Është takim i zakonshëm i Frontit, kryesia e gushtë e ASH-së me kryesinë e BDI-së dhe do të diskutojmë për situatën politike”, tha Sela.

I pyetur nëse Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Europian, Sela tha se janë të hapur për secilin që e ka kuptuar gabimin dhe kërkon falje.

“Janë momente të cilat nuk do të diskutohet sot, dhe Fronti është organizëm i gjallë dhe i hapur për të gjithë ato të cilët kërkojnë falje publike dhe kanë kuptuar gabimet që kanë bërë, por pa u bërë këto gjëra është e vështirë çfarë do lloj opsioni tjetër”, tha Sela mes tjerash.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More