80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” u festua me emocione dhe krenari në Çair

nga D. V.

Shkup, 9 maj –  Në një atmosferë festive dhe plot emocion, sot u shënua 80-vjetori i themelimit të Shkollës Fillore “Liria” në Komunën e Çairit – një nga institucionet më të vjetra dhe më të dashura arsimore në këtë komunitet.

Ngjarja u zhvillua me një program të pasur artistik, duartrokitje të pandërprera dhe me pjesëmarrjen e shumë figurave të njohura nga fusha e arsimit dhe politikës. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, njëherazi edhe ish-nxënës i kësaj shkolle, e përjetoi ngjarjen me emocione të veçanta. “Të rikthehem aty ku nisi rrugëtimi im drejt dijes është një ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje të thellë,” u shpreh Ganiu.

Drejtoresha e shkollës, znj. Teuta Idrizi, u vlerësua për organizimin dinjitoz të kësaj dite të rëndësishme dhe për përkushtimin e saj të vazhdueshëm në udhëheqjen e institucionit. Në mesin e të ftuarve ishin edhe zëvendësministri i Arsimit, z. Lulzim Aliu, zëvendësministrja e Transportit, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëdhënësja e Qeverisë, znj. Venera Azizi, si dhe deputetet Merita Koxhaxhiku dhe Feride Haxhiu.

Shkolla “Liria” mbetet një simbol i fuqishëm i dijes, përkushtimit dhe vlerave arsimore për komunitetin e Çairit. Gëzuar 80-vjetorin!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More