Këmbësorja përplaset nga një makinë pranë “City Mall” në Shkup

nga Xh M

Mbrëmë pranë qendrës tregtare “City Mall” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, ku një vajzë e re është goditur nga një veturë. Për fat të mirë, ajo nuk ka pësuar lëndime fatale.

Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Bulevardin “Partizanska”, automjeti i tipit “Mini Morris” me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.T. (19) nga Shkupi, ka goditur këmbësoren O.P. Pas aksidentit, ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”. Policia ka kryer hetime në vendngjarje, përcjell INA.

Bulevardi “Partizanska” konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në Shkup dhe shpesh përmendet si një “pikë e zezë” për aksidente.

Ndërkohë, një tjetër aksident trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në të njëjtin bulevard, afër objektit “Simpo”. Një veturë policie ka bllokuar dy nga tri korsitë e rrugës për shkak të hetimeve, duke shkaktuar kaos në komunikacion.

Ende nuk ka informacione nëse në këtë aksident të dytë ka persona të lënduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More