SPAK po monitoron ”blerjen” e mundshme të votës, prezent në 12 qarqet zgjedhore

nga Xh M

Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të qarkut Fier.

Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numërimit.

Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është dhe prokurorja tjetër e SPAK Doloreza Musabelliu.

Ndërkohë prokuroria e juridiksionit të përgjithshem Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.
Në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor, siç janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë.

Ndërsa në kryeqytet raportohet se janë cakuar 3 prokurorë të posaçëm.
Prokurorët e SPAK raportohet se shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.(Lapsi.al)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More