Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës – dyshohet se u përplasën me një betoniere

nga D. V.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Prezë (rrethinë e Tiranës) gjatë orëve të vona të së mërkurës.

Një automjet është përplasur me një betonere dhe si pasojë kanë humbur jetën katër persona, raporton euronews.al

Si pasojë e përplasjes së rëndë, makina që u përplas me betonieren ka shpërthyer në flakë dhe katër  personat janë djegur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More