VV nuk heq dorë nga Haxhiu, Bajqinovci: Për çështjen e kryetarit s’ka diskutime, për qeveri po

nga Xh M

Deputeti i betuar i VV-së, Mefail Bajqinovci, tha se kjo parti nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit pasi siç tha ai, ajo është gruaja më e votuar në vend.

Ai para mediave tha se me LDK-në kanë tentuar të bisedojnë, por pozita e kryetarit të Kuvendit nuk negociohet pasi siç shtoi ai, i takon partisë së parë.

“Për qeveri do të ketë bisedime për formimin e saj. Për çështjen e kryetarit nuk ka diskutime sepse dihet kujt i takon, votimi i fshehtë është demokratik. Disa deputetë të opozitës kanë shfaqur dilemat e tyre, dhe këta nuk po i lejojnë sepse po e dinë që do ta votojnë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More