Ndryshim i regjimit të trafikut në autostradën Ohër-Kërçovë

nga Xh M

Kërçovë, 14 maj – Për shkak të instalimit të sinjalistikave dhe pajisjeve të trafikut në autostradën Ohër-Kërçovë që është në ndërtim e sipër, është vendosur devijim në një pjesë të aksit Pesoçan-Trebenishtë dhe Novo Sellë-Botun. Këtu, trafiku rrjedh përgjatë korsisë së majtë në drejtim të rrugës Kërçovë-Ohër.

Siç njoftoi Policia Rajonale e Trafikut e Ohrit, për shkak të intensifikimit të punimeve ndërtimore, trafiku nga kryqëzimi “Petnja-Raspaçe” pranë Ohrit, deri në fshatin Podmoljje, do të devijohet përgjatë rrugës rajonale (të vjetër) Ohër-Strugë.

“U bëjmë thirrje shoferëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë lëvizjes në këto rrugë dhe t’i përmbahen vazhdimisht sinjalistikës së vendosur të trafikut”, thonë nga Policia e Rrugës së Ohrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More