Me çadër në dorë dhe nën ritmet e këngës “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, Rama pret liderët evropianë

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në Tiranë liderët evropianë në një ditë me reshje shiu.

Me një çadër në dorë, Rama qëndroi në tapetin e kuq, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e këtij viti.

Deri më tani, në kryeqytetin shqiptar kanë mbërritur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Takimi i sivjetëm i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Aktiviteti nis me një seancë plenare ku do të diskutohet për sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e kontinentit.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës -Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkë-kryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More