Kancelari gjerman Merz: Bashkëpunim më i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Tiranë

nga D. V.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

“Jam i lumtur që jam këtu për herë të parë për këtë takim. Pres të takohem me shumë liderë evropianë dhe pres të thellojmë bashkëpunimin mes nesh. Qëllimi im është të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe përtej mes të gjitha shteteve që janë të pranishme në këtë takim. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Merz në një prononcim për mediet.

Merz po viziton Shqipërinë për herë të parë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More