Shkup, 16 maj – Qytetarja e Shkupit, Mare P., të cilën motra e saj e kishte raportuar si të zhdukur në polici më 9 maj, është gjetur, konfirmoi MPB.
Siç mësojmë, gruaja, për të cilën u morën masa për gjetjen e saj dhe e cila ka probleme shëndetësore, është regjistruar për trajtim në Klinikën në të cilën është trajtuar edhe më herët.
Opinioni mësoi për rastin kur një foto e gruas nga Shkupi u postua në rrjetet sociale, me një apel për ta gjetur atë, dhe vendi i fundit ku ajo u pa ishte listuar si stacioni hekurudhor i Shkupit.