Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin i cili parashikon gjatë avancimit të prokurorëve të vlerësohet edhe puna

nga D. V.

Shkup, 20 maj 2025 (MIA) – Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin 4, paragrafi 7 nga Rregullorja e Punës së Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, i cili parashikonte mundësi në avancimin e prokurorëve në karrierën e tyre të vlersohet si veprimtari pozitive prokuroriale edhe puna e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, deklaroi gjykatësi Kushtetues Osman Kadriu në një konferencë për shtyp pas seancës.

Kadiru, i cili është gjyqtari raportues i lëndës, tregoi se në këtë rast të veçantë ai konsideroi se bëhet fjal për intensitet më të madh të shkeljes së Kushtetutës dhe ligjit dhe propozoi një vendim për anulimin e tij, por me shumicë votash u miratua vendim për ta shfuqizuar thjesht aktin, me efekt vetëm për të ardhmen, pa anuluar vendimet e mëparshme.

“Në ligjin përcaktohen qartë kushtet që duhet të plotësojnë prokurorët kur kërkojnë avancimin e tyre. Në këtë mënyrë, dhe me ato dispozita, Këshilli i Prokurorisë Publike, për vete ka krijuar të drejtë, anëtarët prokurorë përderisa punojnë në Këshill t’i trajtojnë si prokurorë, ndërsa ata nuk janë prokurorë, ndërsa puna e tyre në Këshill të trajtohet si si veprimtari prokuroriale, gjë që është absurde. Dispozita të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Prokurorinë Publike dhe, natyrisht, me vetë Kushtetutën, si akti më i lartë juridik, deklaroi Kadriu.

Gjykata, theksoi Kadriu, kishte mendim unanim se me këtë akt dhe përfshirjen e këtyre dy dispozitave – puna e anëtarëve të Këshillit të Prokurorit Publik të vlerësohet si veprimtari prokuroriale, ndërsa statusi i tyre si anëtarë të Këshillit si prokurorë, bëhet fjalë për një “shkelje të rëndë e Kushtetutës dhe ligjit”.

“Përfshirja e kushteve të tilla dhe ofrimi i një privilegji për anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë gjithashtu paraqet diskriminim ndaj kolegëve të tjerë prokurorë, të cilët punojnë dhe rezultatet dhe puna e të cilëve vlerësohen dhe është kusht për avancimin e tyre”, theksoi Kadriu.

Gjykata Kushtetuese më 19 shkurt të këtij vitit miratoi vendim për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 4, paragrafi 7 i Rregullores së punës së Këshillit të Prokurorëve publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas një nisme të paraqitur nga prokurorja publike, Lençe Ristovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More