Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

nga D. V.

Shkup, 22 maj –  Ish ministri i shoqërisë informatike dhe administratës nga radhët e ASH-së, Azir Aliu, ka kritikuar vendimin e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, për ta braktisur qeverinë.

Në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte në ora 19:00, Aliu komentoi zërat për bashkëpunimin eventual mes Ahmetit dhe Taravarit në zgjedhjet lokale, me çrast tha se është e pamoralshme të bashkëpunojë me BDI-në dikush që 20 vite e ka kritikuar këtë parti.

“Jo gjashtë, edhe gjashtëdhjetë nëse t’i jep ndonjë parti politike. Shikoni vetëm si tingëllon fjalia, dmth të marrësh shpërblim gjashtë komuna nga një parti që 22 vjet e ke luftuar. Politikisht është e pamoralshme”, tha Aliu në emisionin “Dialog te LAJMI” që transmetohet sonte ora 19:00 në të gjitha platformat online të gazetës Lajm.

https://www.facebook.com/reel/1933718554107118/?ref=embed_video

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More