S’ka konstituim as në tentimin e 20-të – Pas 48 orësh, seanca e 21-të

nga D. V.

Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës, përpjekja e 20-të me radhë për konstituim të këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision.

Vazhdimi i sotëm ishte i njëjtë me vazhdimet e mëparshme: përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Dehari bëri të ditur se seanca ndërprehet dhe se do të vazhdojë më 25 maj, në orën 10:30.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More