Ambasadori Dugolli takon kongresisten Greene, flasin për avancimin e partneritetit Kosovë-SHBA

nga D. V.

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli ka takuar kongresisten republikane Marjorie Taylor Greene.

Në një postim në X të Ambasadës së Kosovës në SHBA thuhet se takimi riaformoi angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve unike.

“Ambasadori lirDugolli u takua me Kongresmenen republikane Marjorie Taylor Greene… diskutim produktiv mbi avancimin e partneritetit Kosovë-ShBA.

Takimi riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve tona unike”, thuhet në postim.

Kongresistja amerikane, republikania Greene është bashkëpunëtore e afërt e presidentit amerikan, Donald Trump. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More