VLEN-i tashmë me 11 deputetë, partia më e madhe shqiptare

nga Redaksia

Shkup, 23 maj – Me kalimin e deputetes Mimoza Musa në VLEN nga ASH_ja e Taravarit, VLEN shqiptar tani numëron 11 deputetë dhe është partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ditë më parë edhe deputeti i ASH-së së Taravarit, Salim Sulejmani dha dorëheqje dhe në ved të tij është ulur deputetja e VLEN-it.

Deputetja Mimoza Musa në njoftimin e saj për largimin nga grupi parlamentar i ASH-së ka përmendur arsyen se populli është lodhur nga pushteti mbi 20 vjet i BDI-së dhe se i është përgjigjur kërkesës së popullit për ndryshim.

Momentalisht ASH-ja e Taravarit ka vetëm 3 deputetë në Kuvendin republikan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More