Çfarë do të kërkonte Filipce nga takimi me Mickoskin dhe a do të liheshin shqiptarët nën hije!

nga Xh M

Shkup, 27 maj – Kryetari i opozitës maqedonase, LSDM, Venko Filipçe së fundmi doli me kërkesë për takim kokë më kokë me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e VMRO DPNE-së, Hrisitjan Mickoski. Ndryshe nga takimi i parë që u mbajt në prill, kësaj radhe Mickoski e refuzoi këtë kërkesë me arsyetimin se Filipçe po i përdor këto takime për të rritur rejtingun e tij në publik. Por, pyetja që shtrohet është se për cilët arsye Filipçe kërkoi takim bilateral me Mickoskin?, shkruan “Zhurnal.mk”.

Filipçe u bë merak për rrugën e vendit drejt BE-së!

Iniciativa e re e kreut të parë të opozitës deri më tani ka qenë e pasuksesshme, megjithëse pasi e mori refuzimin nga kryetari i MVRO-DPMNE-së, ai doli dhe ai shpjegoi pikat që, siç thotë ai, duhej të ishin diskutuar dhe trajtuar me vëmendje të veçantë.

Progresi i vendit, e ardhmja evropiane, por edhe emigrimi i të rinjve janë vetëm disa nga temat që ai planifikoi t’i shtronte në tryezë para Mickoskit dhe udhëheqësve të tjerë.

Filipçe tha se duhet të diskutojmë disa pika të rëndësishme që kërkojnë konsensus kombëtar, pasi jetojmë në një shoqëri shumëkombëshe dhe shumëkulturore, këto çështje duhet të trajtohen shumë seriozisht, shkruan “Zhurnal.mk”.

Mesazhet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Komisionerja Evropiane, Kaja Kallas, janë shumë të qarta, pasi tani është koha që ne të arrijmë Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Në çështjen me Bullagrinë, një propozim nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në lidhje me mundësinë e diskutimit të një protokolli të ri po bëhet publik tani.
Gjithashtu është e rëndësishme që të gjendet një mënyrë për të modifikuar punën e Komisionit Historik, për të kërkuar që ekspertë të huaj të marrin pjesë. Filipçe ka kërkuar që në këtë komision të marrin pjesë njerëz që kanë përvojë në vendet e tyre, për shembull Gjermania me Poloninë, Gjermania me Austrinë, kështu që ka vend për punë.

VMRO-DPMNE e hodhi poshtë kategorikisht iniciativën e lidershipit dhe, përmes një deklarate partiake, i tha Filipçes të rregullojë shtëpinë e tij.

VMRO DPMNE konsideron se Venko Filipce nuk duhet ta rrisë rejtingun e tij përmes mundësive për takime udhëheqëse. Nëse Venko dëshiron takime, ai mund t’i zhvillojë ato me partnerët e tij të koalicionit, Ahmetin, Taravarin ose Dimçe Apasievin. Këta janë të njëjtët njerëz me të njëjtat vlera. Venko Filipce ose nuk ka kontroll në parti dhe i shërben vetëm shokut të tij Zoran Zaev, ose dëshiron të faktorizohet duke u ulur në tavolinë.

Në prill u takuan Mickoski dhe Filipçe

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, në muajin prill u takuan kokë më kokë në Qeveri, por pas takimit nuk patë shumë detaje. Atë kohë u fol për tragjedinë në Koçan, ku qytetarët reaguan me revoltë dhe zemërim se sistemi nuk po funksionon siç duhet dhe atëherë Filipçe u duk se po shtrinte dorën e pajtimit vetëm në interes të shtetit. U konstatua se të gjitha partitë politike janë fajtore për këtë gjendje të shtetit dhe u kërkua që të ketë fushatë ku nevojitet një qasje sistemike dhe serioze sidomos në arsim, shëndetësi, drejtësi, mjedisi jetësor, por edhe në politikë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Takim pa pjesëmarrjen e shqiptarëve nuk duhet të ketë – bashkëpunim për Kërçovën e Strugën!

Në takimin që u mbajt në prill midis Mickoskit dhe Filipëes, vërejtja kryesore ishte se dy liderët maqedonas u takuan kokë më kokë pa praninë e partive më të mëdha shqiptare. Dihet qartë se ajo që thuhet pas kamerave është gjithmonë sfiduese dhe e fshehtë për publikun. Prandaj temat që mund t’i diskutojnë Filipçe e Mickoski në qeveri, janë shumë të dyshimta, duke pasur parasysh edhe afrimin e zgjedhjeve loakale, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në opinion qarkullon ideja se kësaj radhe dy partitë maqedonase do t’i bashkojnë forcat dhe do të bashkëpunojnë ngushtë në Kërçovë dhe Strugë. Kjo do të ndodhë me qëllim që t’ua marrin shqiptarëve këto komuna të cilat udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë që pas vitit 2001. Në këto dy komuna, nëse përçahet vota shqiptare, rreziku për të fituar një kandidat maqedonas janë shumë të mëdha, prandaj duhet të kenë kujdes partitë politike shqiptare se si do të luajnë lojën në këto dy komuna.

Gjithashtu, takimi i mundshëm Mickoski-Filipçe është edhe një lloj dëshmie, ku sidomos kryetari i opozitës, mundohet në opinion të krijojë idenë se ai dhe partia e tij janë për bashkëpunim në interes të popullit dhe qytetarëve, duke dhënë sinjale se në këto takime skanë ëfarë kërkojnë shqiptarët.

Por këto takime ku nuk ka përfaqësues shqiptarë, ose nuk duhet të mbahen, ose nëse mbahen, duhet patjetër të ketë edhe përfaqësues të partive shqiptare. Nëse ka tema të rëndësishme që kërkojnë koncensus të përgjithshëm, atëherë domosdo duhet të jenë pjesëmarrës edhe partitë shqiptare, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More