Nesër nis kontrolli i përbashkët në Glloboqicë – Jazhincë, lehtësohet qarkullimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

nga D. V.

Shkup, 27 maj – Më 28 maj 2025, në ora 14:00, do të fillojë zyrtarisht implementimi i parimit të kontrollit të përbashkët “Hyrje – Hyrje” në pikë kalimin e përbashkët kufitar Glloboqicë – Jazhincë, ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit për media në ceremoninë e inaugurimit pritet të marrin pjesë ministri  në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, si dhe delegacione zyrtare nga të dyja vendet.

Ky është njëri nga dy pikat kufitare të parashikuara për kontroll të përbashkët, sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes së nënshkruar në nëntor 2024 gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Pikat e tjera përfshijnë kalimin kufitar Hani i Elezit – Bllacë.

Zbatimi i këtij parimi pritet të lehtësojë lëvizjen kufitare, të përshpejtojë procesin e kontrollit dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More