Shkup, 29 maj – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 50-të, ku në rend të ditës janë edhe pyetje të deputetëve.
Zakonisht, seancat e tilla plenare mbahen çdo të enjte të fundit në muaj.
Sipas Rregullores së re, nga 21 nëntori i vitit 2024, një herë në muaj mbahet edhe seanca për pyetje të deputetëve nga partitë opozitare në kohëzgjatje prej dy orëve.