Ligji për vetëqeverisje lokale në seancën e 52-të plenare

nga D. V.

Shkup, 30 maj – Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 52-të dhe 41-të. Në rend dite të seancës së 52-të janë plotësimi i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale në lexim të dytë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë me procedurë të shkurtër, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional vullnetar me financim kapital, me procedurë të shkurtër.

Në kuadër të seancës së 41-të deputetët duhet të ratifikojnë Protokollin për ndryshim dhe plotësim të Konventës për vepra penale dhe disa akte tjera në Bordin e aviacionit…, Konventa për parandalimin e akteve të paligjshme që ndikojnë në Aviacionin civil ndërkombëtar, Protokolli opsional i Konventës për të drejtat e fëmijëve me procedurë ankesash dhe Propozim- ligji për ratifikimin e amendamentit të Konventës për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor në kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt 2001 dhe ndryshimi i dytë i Konventës mbi vlerësimin e ndikimit mbi Mjedisin jetësor në kontekst ndërkufitar të miratuar në Cavtat më 4 qershor 2004, si dhe ndryshimi i Ligjit për financimin vullnetar të sigurimit pensional në lexim të parë.

Seancë do të mbajë edhe Komisioni i shëndetësisë ku duhet të kumtohen konkluzat e Debatit mbikëqyrës me temën: “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete të tjera mbi shëndetin e njeriut dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e shëndetit publik”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More