Eurostat: 24 për qind e fëmijëve në BE janë të ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social

nga D. V.

Shkup, 2 qershor – Në vitin 2024, gjithsej 19,5 milionë fëmijë në Bashkimin Evropian janë ekspozuar  në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social. Kjo shifër paraqet 24,2 për qind të fëmijëve nën 18 vjet, që është ulje për 0,6 për qind pikë nga viti 2023 (24,8%), publikoi Eurostat.

Në nivel të vendit, në vitin 2024, vlera më të larta janë regjistruar në Bullgari (35,1%), Spanjë (34,6%) dhe Rumani (33,8%). Përkundrazi, Sllovenia (11,8%), Qiproja (14,8%) dhe Çekia (15,4%) janë në thellësi të listës.

Krahasuar me vitin 2023, në Rumani regjistrohet ulja më e madhe e përqindjes së fëmijë të ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, -5,2 për qind, pas së cilës vijojnë Irlanda (-3,7 për qind) dhe Hungaria (-3,3 për qind). Nga ana tjetër, Finlanda (+3,5 për qind), Kroacia (+2,0 për qind), Bullgaria dhe Belgjika (të dyja + 1,2 për qind) shënuan rritje më të madhe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More