Zhvillohet nesër seanca vendimtare për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Seanca në Kolegjin Zgjedhor është caktuar në orën 10:00 të së hënës.
Bashkëdrejtuesi i Nismës, Adriatik Lapaj depozitoi më 4 gusht një ankimim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, duke kontestuar vendimet e KQZ dhe KAS që i pamundësuan hyrjen në Kuvend dhe kërkon të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale për qarkun e Tiranës.
Lapaj kërkon gjithashtu mosnjohjen si të vlefshme të dorëheqjeve të 15 dhe 17 korrik nga dy prej kandidatëve të Nismës, Zeqir Kordhoni dhe Kleana Xhuveli.
Seanca e nesërme është vendimtare, pasi përcakton fatin e mandatit dhe interpretimin e rregullave për listat e hapura dhe mbyllura për kandidatët, një prej të cilëve është edhe Adriatik Lapaj.