A ka më të paprekshëm në Shqipëri? Ja si përgjigjet Fatmir Xhafaj

nga Xh M

Fatmir Xhafaj mendon se sot në politikën shqiptare nuk ka më të paprekshëm.

“Në këndvështrimin tim jo! Prandaj edhe kemi ngritur këtë strukturë, që quhet Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme, BKH-ja, në funksion të luftës kundër korrupsionit në nivele të larta, për t’i dhënë fund paprekshmërisë.

Dhe kjo është duke ndodhur. Ju doni që të ndodhë mrekullia në një muaj, në një vit, në dy vjet, në tre vjet… Një gjë që është shtresëzuar në 30 e ca vite…”, tha Xhafaj në “Off the Record” në A2 CNN.

Një pjesë e mirë e ish-zyrtarëve të qeverisë socialiste janë sot nën hetim ose pas hekurave për korrupsion dhe për Xhafajn, kjo është bërë e mundur vetëm falë vullnetit politik të PS.

“Ishte vullneti politik që e mundësoi këtë zgjidhje. Pra politika e kishte vullnetin, kjo maxhorancë e kishte vullnetin për ta bërë këtë luftë”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More