Unaza e Madhe e Tiranës hapet sot, shkurton distancat dhe redukton trafikun

nga D V

Unaza e Madhe e Tiranës, konsideruar një nga veprat infrastrukturore publike më të rëndësishme do të hapet sot për qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Unaza ku janë kryer punimet e fundit, pak orë para hapjes së madhe.

Unaza e madhe e kryeqytetit pritet të ketë ndikim të madh në kryeqytetet, shkurtim të  distancave, reduktim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës në zonat ku ajo kalon.

Me mbi 27 kilometër e gjatë dhe me shpejtësi lëvizjeje 90 km në orë, ky segment rrugor është financuar nga buxheti i shtetit ku përfundimi i ndërtimit të lot-eve shënon edhe bashkimin me segmentet e përfunduar tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet.

Unaza e jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More