A po konfirmohet lajmi i Zhurnalit për braktisjen e Artan Grubit? / Policia ka bastisur shtëpinë e Artan Grubit

nga Redaksia

Shkup, 16 dhjetor – Mëngjesin e sotëm, policia ka kontrolluar disa banesa private, për dyshime për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore, mësohet NetPress nga burime në hetim.

Informacionet tona thonë se forcat e policisë kanë bastisur shtëpinë e Artan Grubit, por ai nuk është gjetur aty.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur policia ka bastisur shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami. Dhe ai nuk ishte në shtëpi. Autoritetet hetimore maqedonase dyshojnë se ai ka ikur në Kosovë disa muaj më parë. Nga njerëzit e afërt të Bajramit ka pasur një premtim se ai do të kthehet, por organet e rendit në Maqedoni me siguri do të lëshojnë urdhër për të dhe për Artan Grubin.

Sipas Netpress, në kontrollin e shtëpisë së Bajramit, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 50 mijë franga zvicerane para të gatshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More