Abdixhiku: Asnjë lëvizje e Kurtit nga dëshirat partiake, ky takim nuk ka kurrfarë kuptimi

nga D. V.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është habitur nga deklarata e kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit, ku ky i fundit ka thënë se situata aktuale politike në vend “nuk ka urgjencë”, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku theksoi se nuk kishte asnjë propozim, asnjë lëvizje të Kurtit nga dëshirat e tij partiake.

“Nuk ka ndodhur ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik. Është për keqardhje. Në këtë takim kam elaboruar idenë e një qeverie të unitetit për një periudhë të shkurtër. Jam i lumtur që pati konsideratë nga dy parti. Është mirë që sa më parë presidentja ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese”, tha Abdixhiku.

“Asnjë propozim, asnjë lëvizje nga dëshirat e tij partiake. Si i tillë, ky takim nuk ka kurrfarë kuptimi. Ajo që më habit është fakti që na tha se nuk ka asnjë urgjencë. Pritja është më shumë mediatike sesa për popullin”, përfundoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More