Abdixhiku: Reçaku pikë kthese për vëmendjen ndërkombëtare ndaj vuajtjeve të shqiptarëve nga Millosheviqi

nga D V

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kavbërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se  45 civilë shqiptarë , burra e gra, të moshuar e fëmijë, u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë.

“26 vite më parë, forcat policore ushtarake, militare e paramilitare serbe kryen aktin e tmerrshëm të masakrës së Reçakut, akt i cili më pas do të cilësohej nga ambasadori William Walker si krim kundër njerëzimit. Në këtë vend u vranë 45 civilë shqiptarë, burra e gra, të moshuar e fëmijë, vetëm sepse ishin shqiptarë. Ky akt i rëndë, çnjerëzor, akt kundër njerëzimit ishte po ashtu pikë kthese për vëmendjen ndërkombëtare ndaj pasojave që populli i Kosovës i vuante nga regjimi i Millosheviqit”, tha Abdixhiku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More