Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës

nga D. V.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie  karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Reporteri.net.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese dhe zhvillimore. Ai nënvizoi se mbështetja franceze mbetet thelbësore për avancimin e aspiratave të Kosovës drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë evropian”, ka shkruar Abdixhiku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More