​Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it

nga L. M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të shteteve aleate, duke theksuar orientimin euroatlantik dhe përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Abdixhiku sot ka mirëpritur të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati. Më herët gjatë javës, ai realizoi takime me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, si dhe pati një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.

Sipas një postimi të Abdixhikut në Facebook, në këto takime u diskutua për sfidat aktuale politike në vend, situatën e sigurisë dhe zhvillimet që po kalon Kosova, por gjithashtu është diskutuar edhe për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit dhe vizionin politik të LDK-së për periudhën pas zgjedhjeve.

Kryetari i LDK-së theksoi përkushtimin e partisë për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit, duke ritheksuar orientimin e palëkundur euroatlantik dhe aleancën me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë.

Kryetari shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që partnerët perëndimorë i kanë dhënë Kosovës në çdo fazë shtetndërtuese, duke e cilësuar këtë partneritet si thelbësor për rrugën demokratike dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Sipas tij, LDK mbetet një garanci e qëndrueshme e këtij orientimi dhe një forcë politike e gatshme të marrë përgjegjësitë përpara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More