Abdixhiku takon shefin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

nga Xh M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin janë pajtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se gjatë këtij takimi, Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re, si dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe të parimeve të përbashkëta.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik “Rruga e Re”.

Abdixhiku po ashtu e falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të BE-së dhe Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More