Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

nga Redaksia

Shkup, 17 shtator – Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit. Bëhet fjalë për Adela Liçina, boshnjake nga fshati Ljubin, Saraj, e cila vjen si një risi në skenën politike lokale dhe përfaqëson një hap drejt përfshirjes më të gjerë të grave dhe komuniteteve të ndryshme në jetën politike të vendit, raporton Almakos.

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve Licina shprehet:

“Me nder dhe përgjegjësi e kam pranuar kandidaturën për këshilltare në Komunën e Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit. Kjo kandidaturë për mua nuk është vetëm nder, por edhe obligim – obligim për të vazhduar atë që kemi nisur dhe për të dëshmuar se Saraji meriton më shumë.”

Adela thekson se do të jetë zë i qytetarëve, pa dallim vendbanimi, dhe se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës, më shumë investime, zhvillim të infrastrukturës, përparim të arsimit dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

“Qëllimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një komunë moderne dhe prosperuese, ku çdo qytetar do të ndihet i barabartë dhe i respektuar. Ju ftoj të sjellim së bashku ndryshimin që e meritojmë. Me mbështetjen tuaj, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Sarajin. Së bashku fitojmë!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More