Ademi: Ata që e shkarkuan Iliren do të bëjnë çmos mos të shkarkohen funksionarët e VLEN

nga Xh M

Shkup, 10 janar – Me 61 vota PËR, deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti është shkarkuar nga komisioni Kuvendor për Politië Sociale.

Për këtë ka reaguar Arbër Ademi nga BDI.

Ai ka kritikuar edhe VLEN-in që nuk reaguan aspak ndaj kësaj interpelance, duke i quajtur kukulla të padronëve që i udhëheqin.

Reagimi i plotë:

Për shkarkimin e Ilires bëhen bashkë të gjithë. A guxojnë ta shkarkojnë Stoillkoviçin se?! As në ëndërr nuk guxojnë me bë këtë. Do t’i mbajnë këta shqiptarë sa të munden, sepse nuk nxjerrin zë. Janë të “ndershëm”, “konstruktiv”, “kooperativ” edhe kur shqiptarët degradohen. Madje, janë flamurtar të këtyre degradimeve, për t’ju hyrë në qejf padronëve e për ta ruajtur me çdo çmim kolltukun.

Ata të cilët e shkarkuan Iliren do të bëjnë çmos mos të shkarkohen funksionarët e ВРЕДИ-t. Kanë nevojë për kukulla.

Turp!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More