Blerim Bexheti: Urime Halil Snopçe, kolegë dhe VLEN për shkarkimin e Ilire Dautit

nga Xh M

Shkup, 10 janar – Blerim Bexheti, deputet i BDI-së ka reaguar pas shkarkimit të deputetes së Aleancës për Shqiptarët – Fronti Europian, Ilire Dauti nga pozita e kryetares së Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini.

Nga foltorja e Kuvendit, Bexheti për këtë vendim e uroi deputetin e ASh-së – VLEN, Halil Snopçen, kolegët e tij dhe VLEN-in.

“Kur e thash që s’e kuptova fjalimin pak qëllimisht të lash hapësirë që të kujtohesh, Halil. Dola në procedurale vetëm të të uroj ty, kolegëve dhe gjithë VLEN-in për shkarkimin e Ilire Dautit që tentoi ta pengojë Ligjin për “branitellat”, që nuk është i barabartë edhe me ish ushtarët e UÇK-së familjarët e tyre, dëshmorët dhe invalidët”, tha Bexheti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More