Ademi: Qeveria po cënon përfaqësimin e drejtë nëpër komuna duke e ul numrin e këshilltarëve

nga D. V.

Shkup, 21 gusht – Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka akuzuar qeverinë e RMV-së se po ul numrin e këshilltarëve në komuna.

“Qeveria po cenon përfaqësimin e drejtë nëpër komuna duke e ul numrin e këshilltarëve, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjin. BDI shpreh shqetësim të thellë për vendosmërinë e qeverisë në zbatimin e vendimit të marrë në qershor për uljen e këshilltarëve”, tha Ademi.

Ademi thotë se ky vendim bie ndesh edhe me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale ku thotë se numri i këshilltarëve përcaktohet nga numri i banorëve pa bërë dallim në rezidentë dhe jorezidentë.

Ademi tha se edhe Gjykata Kushtetuese mori vendim që qytetarët banorët nuk mund të ndahen në rezidentë dhe jorezidentë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More