Adnan Azizi: Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike

nga Xh M

Shkup, 26 tetor – Shefi i Shtabit Zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka deklaruar se edhe 7 ditë ata i ndanë nga fitorja historike.

Ai ka bërë apel deri tek të gjithë qytetarët shqiptarë që të votohet masovisht në komuna ku janë në balotazh.

“Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike!

Në këtë moment vendimtar, apelojmë te të gjithë qytetarët shqiptarë, aktivistët dhe përkrahësit tanë që në komunat ku jemi në balotazh -Tetovë, Bogovinë ,Dibër, Dollnen dhe Brvenicë – të dalin masivisht dhe të votojnë për kandidatët e VLEN-it.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët e Strugës ta mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyrës, përfaqsues i denjë për gjithë Struganët, dhe banorët e Studeniçanit të mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Azem Sadikut.

Le ta përmbyllim këtë fitore bashkë me një zë për dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të vërtetë në çdo komunë”, ka shkruar Azizi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More