Adnan Azizi: Monopolin e shitën Teuta Arifi dhe Bajram Rexhepi në vitin 2014

nga Redaksia

Tetovë, 14 tetor – Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjete sociale, duke komentuar akuzat e fundit të bëra në kuadër të fushatës zgjedhore në Tetovë.

Azizi ka deklaruar se gjatë gjithë fushatës, VLEN nuk është marrë me kundërkandidatin e kryetarit aktual të komunës, Bilall Kasami, Bajram Rexhepi të cilin e quajti “çiraku i Teutës”, duke theksuar se ai “nuk ka ofruar asnjë ide për debat, por vetëm gënjeshtra të ulëta dhe manipulime”.

Në reagimin e tij, Azizi e ka cilësuar si “manipulim të poshtër” pretendimin për shitjen e Monopolit, duke sqaruar se, sipas tij, objekti është shitur në vitin 2014 nga Teuta Arifi dhe Bajram Rexhepi.

“E gjithë Tetova e di, por po e shpjegojmë për pjesën tjetër të vendit: Monopolin e shitën Teuta Arifi dhe Bajram Rexhepi në vitin 2014. Bajram Rexhepi ka votuar PRO shitjes së Monopolit në Këshillin e Komunës. Ja faktet në fotografi”, shkruan Azizi në postimin e tij.

Postimi është shoqëruar me fotografi të dokumenteve që, sipas tij, dëshmojnë procesin e shitjes së pronës komunale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More