Mickoski: Gjendja në koalicionin qeveritar është e shkëlqyeshme, do të ndodhë takim me Taravarin

nga D. V.

Shkup, 2 maj – Kryeministri Hristian Mickoski sot, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës së tij në Komunën e Kavadarit, lidhur me atë se si e vlerëson gjendjen në koalicionin qeveritar, përmendi se është e shkëlqyeshme, ndërkaq më pas konfirmoi edhe se do të ndodhë takimi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari.

Kjo vjen pasi që u gjet nën pikëpyetje mbetja në Qeveri e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, pas ndodhive në koalicionin Vlen, një nga partnerët e koalicionit qeveritar, krahas VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it.

Сега, како што информира Мицкоски, на вториот повик има близу 900 апликации, а заедно со првиот се 1 200.

Burime qevritare para disa ditëve e prësëritën qëndrimin se kryeministri Mickoski do të realizojë takim me Taravarin pas 1 majit. Përgjigja në pyetjen se a do të vazhdojë ai të jetë ministër në Qeveri, si edhe bashkëpartiaku i tij nga ASH-ja, Arben Fetai, do të dihet pas këtyre bisedimeve.

Krahu i ASH-së i Taravarit nuk është pjesë e “Vlen”-it pasi që ata vendosën në zgjedhjet lokale të kenë lista të veta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More